Na ndiqni edhe në

Bota

Lufta me korrupsionin/ Shkarkohen dhjetëra zyrtarë ukrainas 

Lufta me korrupsionin/ Shkarkohen dhjetëra zyrtarë ukrainas 
Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen. Një këshilltar i lartë, katër zëvendësministra dhe pesë guvernatorë rajonalë lanë postet e tyre të martën. Largimet e tyre vijnë pasi Ukraina nis një luftë të gjerë kundër korrupsionit.


Kohët e fundit, autoritetet kanë parë pretendime për ryshfet, raporte të zyrtarëve që blejnë ushqime me çmime të larta dhe që jetonin një jetë luksoze.
Ndihmësi i lartë Mykhailo Podolyak tha se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po i përgjigjej një kërkese publike që drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë. Presidenti ka ndaluar zyrtarët shtetërorë që të largohen nga vendi, përveç rasteve kur janë të autorizuar për punë.


I pari që dha dorëheqjen ishte Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i zyrës së presidentit, i cili mbikëqyrte politikën rajonale dhe kishte punuar më parë në fushatën zgjedhore të Zelensky. Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë shkurtin e kaluar, ai u bë zëdhënës i shpeshtë i qeverisë. Ai u akuzua nga gazetarët investigativë ukrainas se përdorte makina të shtrenjta gjatë gjithë luftës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Vyacheslav Shapovalov dha dorëheqjen, pas raportimeve se ai mbikëqyrte blerjen e furnizimeve ushqimore ushtarake me çmime të larta nga një firmë relativisht e panjohur. Vetë ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka qenë nën vëzhgim për të njëjtën arsye. Një mori zyrtarësh të tjerë të lartë u shkarkuan të martën, duke përfshirë:
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Oleskiy Symonenko
Zëvendësministri për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve Ivan Lukeryu
Zëvendësministri për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve Vyacheslav Negoda
Zëvendësministri për Politikën Sociale Vitaliy Muzychenk
Dhe guvernatorët rajonalë të Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kyiv, Sumy dhe Kherson./K.C/dritare.net