Na ndiqni edhe në

Bota

Luajti sfidën e rrezikshme në TikTok/ Ndahet nga jeta 12-vjeçari në Londër!

Luajti sfidën e rrezikshme në TikTok/ Ndahet nga jeta

Një sfidë virale e TikTok ishte ajo që e la 12-vjeçarin Archie Battersbee në koma, dhe pas një lufte të gjatë, aparaturat që e mbanin vogëlushin në jetë, u ndërprenë sot.

Djali ishte në koma që kur u gjet pa ndjenja nga nëna e tij në prill dhe po mbahej në jetë me aparatura mjekësore në Spitalin Mbretëror të Londrës në ëhitechapel, në lindje të Londrës. Por tashmë, të gjitha rrugët ligjore janë ezauruar dhe nxënësit të shkollës fillore i është fikur aparati jetësor sot, më 6 gusht, në orën 12:15.

Luajti sfidën e rrezikshme në TikTok/ Ndahet nga jeta

Gjykata e Lartë vendosi se ai nuk mund të transferohej në një tjetër spital për shkak të rrezikut të përfshirë, ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) tha se nuk do të ndërhynte sepse çështja ka dalë jashtë fushës së saj.

Archie u gjet pa ndjenja me një hematomë mbi kokë më 7 prill nga nëna e tij. Hollie mendon se mund të ketë qenë duke marrë pjesë në sfidën e Blackout, një lojë shqetësuese në internet që i sfidon të rinjtë të provojnë metoda të ndryshme shkatërruese për t'i bërë ata të pavetëdijshëm, duke matur sa është rezistenca e tyre trupore.

Luajti sfidën e rrezikshme në TikTok/ Ndahet nga jeta

"Nëse duhet të përdorni Archien si temë për të trajtuar pasigurinë në internet, ju lutemi thjesht uluni me fëmijët tuaj në lidhje me këto sfida të rrezikshme. Është zemërthyese, sepse mendoj se, nëse do të kisha ditur për këto sfida, do ta kisha bërë këtë bisedë me të edhe një ditë më parë dhe ne nuk do të ishim këtu tani", u shpreh ajo.

Tetë-vjeçarja Lalani Erika Renee ëalton nga Teksasi dhe nëntë-vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo nga Wisconsin gjithashtu ranë viktimë e sfidës./M.K/dritare.net