
Lideri i opozitës ruse poston foton nga spitali në Berlin: Po marr frymë vetë
E Martë 15 Shtator 2020, 14:02
Dritare.net
Kundërshtari politik rus, Alexei Navalny ndau në Instagram një foto nga spitali Charité në Berlin, ku qëndron i shtruar për javë të tëra për shkak se dyshohet se u helmua.
Megjithatë, helmimi u konfirmua nga mjekët dhe autoritetet gjermane, nga laboratorët në Suedi dhe Francë që kanë gjetur gjurmët e një agjenti të fuqishëm nervor, novichok, në gjakun e tij. Ai shfaqet i shëndetshëm, i përqafuar nga familja. E ndërsa poston foton, Navalny shkruan: "Më mungoni të gjithë!"- drejtuar ndjekësve të tij, duke thënë se më në fund po merr frymë lirshëm.
“Tani marr frymë lirshëm, pa ndihmë të jashtme. Ka shumë gjëra që s’i bëj dot akoma, por të paktën marr frymë vetë.”/K.C/dritare.net

















