
Libri biografik: Princi Harry vendosi ta braktisë familjen mbretërore, jo Meghan Markle
Dritare.net
Princi Harry vendosi ta braktiste familjen mbretërore, jo Meghan Markle, kështu shkruan “Finding Freedom”, libri i ri biografik, i cilësuar bombastik, që zbulon më shumë për çiftin.
Harry, thuhet se është zemëruar nga termi 'Megxit' pasi sipas këtij termi, vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore ishte vetëm i Meghan, tha një burim për The Sun.
Çifti aktualisht po jeton në rezidencën e aktorit Tyler Perry në Hollywood me vogëlushin Archie. Libri, që do të dalë në treg më 11 gusht premton të ofrojë një portret të ndershëm, të afërt dhe çarmatues të çiftit që ka vetëbesim, është ndikues dhe që do të shohë përpara.
Një burim afër botuesit thotë se: “Realiteti është që Harry e mori vendimin për t'u larguar. Libri do ta bëjë të qartë dhe do të shpjegojë pse duhej të ndodhte. Ai e kishte marrë këtë vendim afërisht një vit më parë. Ndërsa Meghan e përkrahu vendimin e tij dhe e pyeti shumë herë nëse ishte i sigurt për këtë.”
Biografi mbretëror, Omid Scobie, i cili është bashkautor i librit së bashku me Catherine Durand, sot zbuloi se çifti e festoi përvjetorin e dytë të martesës me ushqim meksikan dhe margarita./K.C/dritare.net

















