Na ndiqni edhe në

Bota

Largohet nga puna shefi ekzekutiv dhe CEO i CNN

Largohet nga puna shefi ekzekutiv dhe CEO i CNN

Chris Licht, shefi ekzekutiv dhe CEO i CNN, largohet nga gjiganti mediatik pas një mandati të shkurtër njëvjeçar, i cili ishte mbushur plot me gabime të rënda.
"Unë u takova me Chris dhe ai do të largohet nga CNN," tha David Zaslav, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë Warner Bros Discovery.

Largohet nga puna shefi ekzekutiv dhe CEO i CNN
Largimi i Licht mbylli një vit të trazuar për CNN, i shënuar nga pushimet nga puna, tkurrja e fitimeve, vlerësimet e ulëta historikisht, etj. Kaosi që përcaktoi vitin e kaluar pasoi gjithashtu disa grushte të tjera ndaj organizatës, duke përfshirë rrëzimin e liderit të mëparshëm, Jeff Zucker dhe mbylljen e transmetimit CNN+. Licht, u ndoq nga kritika të shumta në shtyp, shpesh nga punonjësit e tij, të cilët kurrë nuk i besuan plotësisht udhëheqjes, aftësive apo vizionit të tij editorial./K.C/dritare.net