
Lady Gaga tregon sesi arrin t'u bëjë ballë problemeve të shëndetit mendor
Dritare.net
Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, asnjëherë nuk heziton të flasë publikisht për problemet mendore. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për "Apple Music`s Beats", ku është shprehur për problemet e saj psikologjike, por ajo ka treguar edhe mënyrën se si i përballon ato.
"Kam shkruar një këngë në Chromatica, quhet 911 dhe bënte fjalë për ilaçet antipsikotike që po marr dhe për gjërat që nuk mundem t'i kem nën kontroll dhe më duhet shpesh të meditojë", ka thënë ajo.
Gaga ka rrëfyer se gjatë moshës 19-vjeçare ka qenë e dhunuar herë pas here dhe meditimi ishte shpëtimi i saj.
Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për të tilla probleme. Ajo është shprehur në intervista të ndryshme se për të arritur majat në karrierën e saj i është dashur të përballet me shumë gjëra dhe tashmë ajo e konsideron jetën e një artisti si një të roboti./R.P/dritare.net

















