
Lady Gaga sulmon rëndë Trump: Unë di shumë histori për të. Votoni Biden!
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kandidati për president Joe Biden, zhvilluan takimet e fundit në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 2020. Në Pensilvani, artistja e njohur Lady Gaga, u shfaq në krah të Joe Biden.
Ajo jo vetëm shprehur mbështetjen e plotë ndaj tij si president i Amerikë, por sulmoi presidentin Trump.
“Tani keni shansin të votoni kundër Donald Trump, një burrë që beson se fama e tij i jep të drejtën të kapë vajzat, motrat, nënat ose gratë, në ndonjë pjesë të trupit të tyre. Unë di shumë histori për të. Votoni sepse jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, varet nga kjo votë. Votoni kundër Trump.
Votoni për Joe. Ai është një njeri i mirë. Ju, si unë, pas këtyre viteve i keni të gjitha provat për të ditur, thellë në zemrën tuaj, që Biden është zgjedhja e duhur”, u shpreh Gaga.
Më tej e ulur në një piano të madhe në skenë, ylli i popit këndoi hitin e saj Shallow./L.F-dritare.net

















