Na ndiqni edhe në

Bota

Lady Gaga dhe Brad Pitt, bashkë në një film!

Lady Gaga dhe Brad Pitt, bashkë në një film!

Lady Gaga do të nisë bashkëpunimin për një film të ri me një tjetër aktor të famshëm. Pas Bradley Cooper, është Brad Pitt ai që do të jetë krah saj, në filmin aksion ”Bullet Train”.

Lady Gaga dhe Brad Pitt, bashkë në një film!

Përveç Pitt-it, në kastin e “Bullet Train“ janë edhe shumë aktorë të tjerë kryesorë, duke përfshirë Joey King, Aaron Taylor Johnson, Zazie Beetz, Brian Tyree Henry, Andrew Koji, Masi Oka dhe të nominuarin dy herë për “Oskar”, Michael Shannon.

Lady Gaga dhe Brad Pitt, bashkë në një film!

Por duket se emri i Lady Gaga-s nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme.

Ajo u bë e famshme si këngëtare, por publiku e vlerësoi shumë atë edhe si aktore.

Gaga thotë se aktrimi ka qenë gjithmonë ëndrra e saj e parë dhe sipas saj ka qenë Cooper ai që e ka tërhequr drejt suksesit në kinema./M.M/dritare.net