Na ndiqni edhe në

Bota

Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes: Kam qarë pa pushim tre javët e para!

Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes: Kam qarë pa pushim tre

Kylie Jenner qau për tre javë rresht pasi solli në jetë djalin e saj në shkurt.

"Ka qenë vërtet e vështirë," tha ajo në episodin e së enjtes të "The Kardashians".

Kur Kendall Jenner sugjeroi që hormonet pas lindjes së motrës së saj mund të kishin luajtur një rol të madh, Kylie ra dakord.

“Kam qarë për, për tre javë, çdo ditë, deri në atë pikë sa të shtrihesha në shtrat dhe koka më dhembte shumë. Por ndihem më mirë mendërisht. Unë nuk po qaj çdo ditë, kështu që është shumë mirë. Nuk kam ditë të këqija me trupin tim, kam ditë të këqija mendërisht”, shpjegoi krijuesja i Kylie Cosmetics, 25 vjeçe.

Më vonëKylie zbuloi se nuk kishte dalë një natë jashtë prej gati një viti. Edhe pse Kendall, 26 vjeçe, ftoi motrën e saj më të vogël në një event 818 Tequila në Las Vegas, biznesmenja u tërhoq në minutën e fundit për të qëndruar në shtëpi me djalin e saj dhe vajzën 4-vjeçare Stormi./Pagesix/M.K/dritare.net