Na ndiqni edhe në

Bota

Ky vend do të ndalojë duhanpirjen në ambientet publike. Distancë deri në 5 metra!

Ky vend do të ndalojë duhanpirjen në ambientet publike.

Qyteti italian Torino ka marrë një masë për duhanpirësit, të cilëve u ndalohet pirja e cigares në ambientet publike. Sipas mediave italiane, kushdo që dëshiron të pijë duhan jashtë do të duhet të jetë në një distancë prej 5 metrash nga njerëzit e tjerë.

Kështu parashikon ndryshimi i 'Rregullores së Policisë Urbane' të propozuar nga Silvio Viale dhe miratuar nga këshilli bashkiak. Pra, jo më cigare në stacione autobusi, në evente, në natyrë, në parqe dhe zona të tjera.

"Mund të konsiderohet një masë shëndetësore, por është mbi të gjitha një çështje kulturore e respektit për jo duhanpirësit dhe sjelljet e mira", shpjegoi këshilltari i qytetit Silvio Viale.

Po ashtu ai shtoi:

"Ditët kur njerëzit pinin duhan kudo, në kinema, në çdo takim janë shumë. Ka kohë që duhanpirësit nuk pinë duhan në shtëpi, por shkojnë në ballkon, në dritare apo në ambientet spitalore. Këto ndryshime do të inkurajojë konsumimin më të ndërgjegjshëm, pasi edhe hedhja e bishtave të cigareve kudo rrit ndotjen”./M.K-dritare.net