
Ky është vendi i parë në botë që autorizoi vaksinën e Pfizer, për fëmijët nga 12-15 vjeç
Dritare.net
Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Ky është dhe vendi i parë që merr këtë vendim, për këtë grupmoshë. Ministria e Shëndetësisë e Kanadasë e mori vendimin bazuar në të dhënat nga provat klinike të fazës së tretë te fëmijët 12-15 vjeç.
"Departamenti vendosi që kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë.”,- tha një këshilltar në ministri. Kompania farmaceutike Pfizer thotë se vaksina e saj funksionon mirë për këtë grupmoshë. Kanadaja tashmë e ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer tek ata mbi 16 vjeç.
Vendi ka regjistruar më shumë se 1.2 milionë raste me koronavirus dhe afërsisht 20% e tyre kanë qenë nën 19 vjeç. Rreziku i fëmijëve për t’u sëmurë shumë ose për të vdekur nga Covid-19 është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë shumë rrallë ka ndodhur që ata që kenë nevojë për trajtim spitalor. Por fëmijët infektohen dhe ata janë transportues të virusit i cili u ka marrë jetën miliarda njerëzve./K.C/dritare.net

















