Na ndiqni edhe në

Bota

Ky është i mituri shqiptar që u përplas për vdekje nga treni në Itali!

Ky është i mituri shqiptar që u përplas për vdekje nga

Shqiptari Elion Shala, 15- vjeç, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Itali. I mituri u godit nga treni teksa tentonte të kalonte shinat për të arritur në dalje të stacionit të Chiarit, Brescia.

I mituri sapo kishte nisur hapat e parë drejtë karrierës së tij si futbollist. Ai jetonte në Itali së bashku me familjen e tij, që ishin të vendosur jo shumë larg stacionit hekurudhor.

Sipas policisë italiane, ngjarja kishte ndodhur pasi djali sapo kishte zbritur nga treni dhe së bashku me disa shokë kanë vendosur të kalonin mbi shina dhe jo në nënkalimin e posatshëm të kalimtarëve.

Vdekja e djalit u përjetua keq nga i gjithë komuniteti i Chiarit ku pesëmbëdhjetëvjeçari studionte, luante futboll dhe kishte shumë miq./A.ZH-dritare.net