
Studentja e marrëdhënieve me publikun, Clara Chia Marti, 23 vjeç, është bërë gruaja e parë që është lidhur publikisht me yllin spanjoll të futbollit Gerard Pique pas ndarjes së tij nga superylli i Amerikës Latine Shakira .
Sipas Standart.uk, Pique, 35, dhe Shakira, 45, ishin sw bashku për gati 12 vjet dhe kanë dy djem: Milan dhe Sasha. Çifti u takua në vitin 2012, kur Pique luajti në videoklipin e saj muzikor për himnin e Kupës së Botës FIFA 2012 Waka Waka.
Ja gjithçka që dimë për të dashurën e re të Pique.
Clara Chia Marti është një studente e marrëdhënieve me publikun 23-vjeçare, e cila jeton në Barcelonë. Ajo punon për kompaninë e Pique, Kosmos, ku mbikëqyr ngjarje të veçanta. Ajo është aktive në rrjetet sociale, pavarësisht se llogaritë e saj janë private.
Janë disa faqe publike të fansave, në të cilat Marti shihet duke dalë në plazh, si dhe selfie dhe pushime në Greqi, por asnjëra nuk është autorizuar nga vetë Marti.
Një burim i afërt me Clara tha: Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh.
Pique dhe Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor, ndërsa ndarja e tyre u konfirmua më 4 qershor në një deklaratë nga Shakira , ku shkruhej: Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, ne kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin./M.K/dritare.net

















