
Udhëheqësit e talebanëve janë parë rrallë në ngjarje publike dhe nuk japin më intervista ose të mbajnë konferenca shtypi. Shumë prej tyre lëvizin në hije, vendndodhja e tyre mbetet e panjohur, duke gjeneruar në mënyrë të pashmangshme thashethemet për shëndetin e tyre dhe për mosmarrëveshjet e mundshme të brendshme.
Thashethemet tërhoqën shumë vëmendje ditët e fundit sa zëdhënësit e talebanëve u detyruan të shmangin pyetjet nëse një nga figurat më të shquara të grupit, Mullah Baradar, u plagos apo madje u vra në një mosmarrëveshje në Kabul javën e kaluar me rrjetin e fuqishëm Haqqani, i cili mban poste kyçe në qeverinë e përkohshme.
Në mënyrë të ngjashme, zyrtarët talebanë kanë thënë vazhdimisht se udhëheqësi suprem i lëvizjes dhe komandanti i përgjithshëm, Haibatullah Akhundzada, së shpejti do të dalë publikisht. Ai nuk ka dalë publikisht, duke nxitur thashethemet se ai është i sëmurë apo edhe i vdekur.
Në vende të tjera, nëse një politikan do t'i nënshtrohej spekulimeve të tilla do të thërriste një konferencë shtypi ose do të dilte në televizion. Në rastin e Baradar, një regjistrim audio 39 sekondësh me cilësi modeste u publikua të hënën, së bashku me një shënim të shkruar me dorë nga asistenti i tij. Hera e fundit që Baradar u pa ishte në një paraqitje të shkurtër në një hotel në Kabul në javën e parë të shtatorit./CNN/M.T/dritare.net

















