
Kryeministri i Tajvanit reagon ashpër për Kinën: Fqinj i keq, do të tregojë forcën në derën tonë!
E Premte 5 Gusht 2022, 08:08
Dritare.net
Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang, ka dalë me një reagim të ashpër për Kinën, duke e quajtur "fqinjën e keqe", ndërsa stërvitjet ushtarake nisin për të dytën ditë.
"Ne nuk prisnim që fqinji i keq do të shfaqte fuqinë e tij në derën tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët ujore më të ngarkuara në botë me stërvitjet e tij ushtarake," u tha ai gazetarëve, sipas një raportimi të Reuters.
Kina lëshoi dje raketa balistike në ujërat përreth Tajvanit. Tajvani tha se masa, e cila ndalon anijet dhe avionët të përdorin hapësirën, shkel sovranitetin e saj dhe përbën një bllokadë.
Stërvitjet ushtarake do të vazhdojnë deri të dielën./Xh.Xh/dritare.net

















