Na ndiqni edhe në

Bota

Kryeministri i Spanjës: Musk po sulmon institucionet e Evropës, nxit urrejtje

Kryeministri i Spanjës: Musk po sulmon institucionet e Evropës, nxit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka sulmuar miliarderin Elon Musk për ndërhyrje në politikën evropiane, duke e akuzuar atë për minimin e demokracisë.

Duke folur në një ngjarje për të përkujtuar 50-vjetorin e vdekjes së diktatorit Francisco Franco, Sanchez tha:

“E djathta ekstreme ndërkombëtare që ne e kundërshtojmë në Spanjë prej vitesh, e udhëhequr në këtë rast nga njeriu më i pasur në planet, sulmon hapur institucionet tona, nxit urrejtje dhe mbështet hapur trashëgimtarët e nazizmit në Gjermani.", tha Sanchez për Musk pa ia përmendur emrin.

Musk u fut në çështjet spanjolle javën e kaluar, duke komentuar në X në lidhje me një artikull që thoshte se dënimet për përdhunim në rajonin e Katalonjës kryheshin kryesisht nga të huajt. Sanchez tha se demokracia është e brishtë dhe përballet me një kërcënim ekzistencial.

Musk ka zemëruar kohët e fundit liderë të tjerë evropianë për ndërhyrje në punët e tyre, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz./K.C/dritare.net