
Kreu i OBSH apel të rinjve: Nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju vrasë!
Dritare.net
Presidenti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka apeluar të gjithë të rinjtë që të zbatojnë rregullat dhe të ruhen nga koronavirusi, sepse pavarësisht se ky virus është më fatal tek të moshuarit, edhe të rinjtë nuk janë të pathyeshëm.
“Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë ai.
“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”. “Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë ose edhe mund t’ju vrasë” - ka shkruar kreu i OBSH.
“ Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër” - ka thënë ai më tej.

















