
Koronavirusi/ Ulet numri i vdekjeve në Itali, por rriten rastet pozitive
E Premte 22 Maj 2020, 19:07
Dritare.net
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 130 vdekje nga koronavirusi dhe 652 raste të reja të konfirmuara, njoftoi Agjensia e Mbrojtjes Civile.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi më 21 shkurt ka shkuar në 32,616, tha Agjencia, duke e bërë vendin e tretë me numrin më të lartë në botë, pas SHBA dhe Britanisë.
Sidoqoftë, studiuesit shprehen se Italia, si shumë vende të tjera të botës, ka pasur ulje të ndjeshme të vdekjeve. /E.B-dritare.net

















