Na ndiqni edhe në

Bota

Koronavirusi rikthehet frikshëm në Australi, izolohen 6.6 milionë banorë

Koronavirusi rikthehet frikshëm në Australi, izolohen 6.6 milionë

Shumë vende në botë kanë rikthyer karantinën për shkak të përhapjes së virusit. Së fundmi Australia ka futur në izolim 6.6 milionë banorë, në shtetin e Victoria-s, pasi është më i godituri nga virusi. Kufiri mes Victoria dhe New South Wales (NSW), dy shtetet më të populluara të Australisë do të mbyllet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Ushtria dhe policia do të qëndrojnë në kufi, duke lejuar që shumë pak njerëz të kalojnë përtej. Victoria ka luftuar për ta vënë nën kontroll valën e dytë të virusit, por shkalla e infeksionit po rritet gjithnjë edhe më shumë, shkruan CNN

Koronavirusi rikthehet frikshëm në Australi, izolohen 6.6 milionë

Rritja e rasteve ka detyruar autoritetet të riurdhërojnë njerëzit të mbyllen në shtëpi. Të dielën, Victoria regjistroi pikun e saj më të lartë të rasteve ditore, me 127. Koronavirusi ka infektuar 2.663 njerëz dhe ka marrë 22 jetë në Victoria./K.C/dritare.net