Na ndiqni edhe në

Bota

Koronavirusi/ Pse disa shtete përdorin maska mbrojtëse dhe disa të tjera jo!

Koronavirusi/ Pse disa shtete përdorin maska mbrojtëse dhe disa

Të dalësh nga shtëpia pa një maskë mbrojtëse në Hong Kong, Seul apo Tokio, njerëzit mund të të shikojnë çuditshëm dhe me inat. Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, në disa vende maskat janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por ende në shumë vende si Britania e Madhe, SHBA-ja, Sidnei apo Singapori, është normale që të dalësh jashtë pa maskë.

Koronavirusi/ Pse disa shtete përdorin maska mbrojtëse dhe disa

Por pse disa vende përdorin shumë maskat, ndërsa në disa vende të tjera jo?

Që në fillim të shpërthimit, Organizata Botërore e Shëndetit, ka këshilluar shumë qartë që maskat duhet të përdoren në dy raste: kur jeni të infektuar me koronavirus apo shfaqni simptoma, ose kur kujdeseni për një të prekur. Askush tjetër nuk ka pse të vendosë maskë.

Pavarësisht se studimet e deritanishme kanë treguar se larja e duarve është më efektive për t’u mbrojtur sesa maska, sepse virusi përhapet nga kontakti, një pjesë e mirë e shteteve aziatike vijojnë ta kenë maskën si një mjet të mirë mbrojtës.

Koronavirusi/ Pse disa shtete përdorin maska mbrojtëse dhe disa

Në Kinë, Hong Kong, Japoni, Tajlandë dhe Tajvan, supozimi i gjerë është se çdokush mund të jetë bartës i virusit, madje edhe njerëz të shëndetshëm. Pra, në frymën e solidaritetit, ju duhet të mbroni të tjerët nga vetja juaj.

Disa nga këto qeveri po u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbajnë një maskë. Në disa zona të Kinës, nëse nuk ke maskë, dënohesh. Por edhe shumë shtete të tjera aziatike mbajnë maska sepse bësojnë se i mbrojnë, ndryshe nga çfarë ndodh në Europë dhe vendet e tjera të botës.

Koronavirusi/ Pse disa shtete përdorin maska mbrojtëse dhe disa

Një nga aryset e tjera më kryesore është dhe historia që vendet aziatike kanë me viruset. Një ndryshim kryesor midis këtyre shoqërive dhe atyre perëndimore, është se ata kanë përjetuar viruse dhe më parë, dhe kujtimet janë ende të freskëta dhe të dhimbshme./E.B-dritare.net