Na ndiqni edhe në

Bota

Koronavirusi mutant i shpërndarë nga vizonët zbulohet edhe në Lituani

Koronavirusi mutant i shpërndarë nga vizonët zbulohet edhe

Autoritetet lituaneze kanë deklaruar se kanë zbuluar praninë e koronavirusit të ri te vizonët në një fermë në qendër të vendit.
Testet pozitive u gjetën në mostrat e 169 vizonëve të ngordhur në fermën, sipas Shërbimit Shtetëror të Ushqimit dhe Veterinarisë të Lituanisë.
Një person që punon në fermë ka rezultuar gjithashtu pozitiv për koronavirusin, sipas agjensisë veterinare.
Ndryshe nga Danimarka dhe Irlanda, Lituania nuk ka bërë asnjë plan për shkatërrimin masiv e 1.6 milionë vizonëve në rreth 86 ferma të mbarështimit.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar për rrezikun e një mutacioni të virusit në vizon që mund të ndikojë potencialisht në efektivitetin e vaksinave të ardhshme kundër COVID-19.

Autoritetet veterinare lituaneze kanë deklaruar se mbështeten tek ajo që ka thënë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, që virusi i gjetur në fermat e vizonëve nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut./M.M-dritare.net