
Koronavirusi, Madridi dhe Barcelona dalin nga bllokimi total
E Premte 22 Maj 2020, 18:06
Dritare.net
Kufizimet në Madrid dhe Barcelonë do të lehtësohen të hënën, duke dalë përfundimisht nga bllokimi i rreptë i koronavirusit.
Spanja lehtësoi kufizimet në pjesën më të madhe të vendit në fillim të këtij muaji, por shumica e rregullave mbeten në fuqi për Barcelonën dhe Madridin, dy qytetet më të mëdha në vend, informon dritare.net.
Baret dhe restorantet në Madrid dhe Barcelonë tani do të hapen, si gjithë pjesa tjetër e vendit, dhe takimet deri në 10 persona do të lejohen.
Kishat gjithashtu do të hapen përsëri dhe njerëzit do të jenë të lirë të udhëtojnë në qytete të tjera./E.B-dritare.net

















