Na ndiqni edhe në

Bota

Koronavirus/ Princi Harry: Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike

Koronavirus/ Princi Harry: Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike

Përmes një videomesazhi sot, në ditën kur do të nisnin “The Invictus Games 2020”, princi Harry ka thënë se jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për të gjithë, në një kohë kur koronavirusi ka izoluar botën dhe ka marrë qindra-mijëra jetë.

Lojërat ishin planifikuar të zhvilloheshin këtë javë në Hagë në Holandë, por si kjo dhe shumë evente të tjera në botë u shtynë si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Koronavirus/ Princi Harry: Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike

Ja mesazhi i princit Harry!

"Përshëndetje të gjithëve! Ndërsa përkujtojmë Ditën e Evropës, këtë fundjavë dhe kujtojmë të gjithë ata që shërbyen dhe sakrifikuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu duhet të ishim mbledhur së bashku në Holandë për të nisur The Invictus Games 2020, në Hagë.

Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për të gjithë ne, që nga hera e fundit që kam qenë në Hagë, por ekipi IG2020 ka bërë një punë të jashtëzakonshme për t’u përshtatur kaq shpejt me situatën dhe po punojnë për zhvendosjen e planeve vitin që vjen. Datat e reja do të ndahen me ju shumë shpejt. Shpresoj që të gjithë ata të familjes Invictus po i bëjnë ballë mirë dhe të mbështesin njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe sfiduese.”/K.C/dritare.net

Koronavirus/ Princi Harry: Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike