
Komenti i komedianes amerikane për karantinën, mërzit fansat!
Dritare.net
Komediania amerikane Ellen DeGeneres, ka vijuar programin e saj për çdo të hënë, por nga shtëpia. Por në mbrëmjen e kaluar, duket se shakatë e saj nuk kanë bërë aspak për të qeshur, por kanë shkaktuar shumë pakënaqësi te publiku. Ellen e krahasoi karantinën me burgun. Deklarata e saj la shije të hidhur, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
“Është fiks si të jesh në burg. Unë kam veshur të njëjtat rroba për 10 ditë, dhe jam e rrethuar nga homoseksualë”, tha Ellen, nga një dhomë me një hapësirë të konsiderueshme, dhe një oborr plot gjelbërim. Burgu dhe karantina e Ellen, nuk kanë ndonjë pikë të përbashkët.
Të tilla ishin dhe komentet në rrjetet sociale, ku fansat e saj, shpreheshin se krahasimi ishte shumë i ulët./L.F-dritare.net

















