Na ndiqni edhe në

Bota

Kishin planifikuar sulm terrorist në Itali. Çifti shqiptar në Trento u trajnua nga ISIS!

Kishin planifikuar sulm terrorist në Itali. Çifti shqiptar në

Një çift shqiptarësh nga Kosova, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se ishin trajnuar që të kryenin një sulm terrorist në Itali. Mediat italiane shkruajnë se burrë e grua dyshohet se janë trajnuar nga xhihadistët për të kryer sulmin përmes shpërthimit në emër të të organizatës terroriste “Shteti Islamik”. Për këtë arsye, më 15 qershor karabinierët e Ros-ve lëshuan një urdhër ndalimi, të lëshuar nga Prokurori i Trentos, ndaj dy të dyshuarve.

Të rinjtë janë nën hetim nga prokuroria e Trentos për veprime me qëllime terrorizmi ose prishje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Më 18 qershor, gjyqtari i Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrest shtëpie vetëm ndaj këtij burri. Masa paraprake u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë de-radikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar në mënyrë perfekte në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol themelor.

Rruga drejt radikalizimit falë propagandës xhihadiste në internet -Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të futur në kontekstin social, të punës dhe studimit, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike– prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të cilat janë sekuestruar nga Grupi i Hetimeve Shkencore./Xh.Xh/dritare.net