Na ndiqni edhe në

Bota

Kina rikthen izolimin!

Kina rikthen izolimin!

Kina ka izoluar rreth 400 mijë njerëz, pas rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus. kufizimet janë vendosur në qarkun Anxin në provincën Hebei afër kryeqytetit. Vetëm disa lloje punëtorësh, lejohen të dalin nga shtëpia. Ndërsa një anëtar i familjes lejohet të dalë vetëm një herë në ditë për të bërë blerjet e nevojshme. Asnjë banor jo-rezident nuk do të lejohet të hyjë në atë zonë. Autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që shkel rregullat do të ndëshkohet nga policia.

Kina rikthen izolimin!

Anxin është rreth 150 km në jug të Pekinit. Prej dy javës atje janë shënuar 18 raste me koronavirus. Zona nuk është aq e populluar sa qendrat e mëdha urbane të Kinës, ndaj ekspertët e shëndetit thanë se ata ishin optimistë se përhapja e virusit mund të ndalohej.

Për të shmangur një valë të dytë infektimi, Kina vazhdimisht ka marrë masa të rrepta. Ndaj numrat e fundit të infektimeve kanë qenë të kontrollueshme. Megjithatë rishfaqja e virusit në Pekin, i frikëson autoritetet për një valë të dytë të mundshme./L.F-dritare.net