
Kim Kardashian dhe Kanye West kapen mat duke debatuar dhe qarë
Dritare.net
Pas deklaratave që bën bujë në rrjet, Kim Kardashian dhe Kanye West janë takuar së bashku për herë të parë.
Kim Kardashian ka fluturuar drejt Cody ditën e hënë, për të bindur bashkëshortin e saj të trajtohet për bipolaritetin.
Pasi konfirmoi publikisht kandidaturën e tij për president të SHBA-së, Kanye vazhdoi me një sërë deklarata të çuditshme për bashkëshorten dhe vjehrrën e tij. Pastaj Kim e pranoi publikisht se bashkëshorti i saj vuan nga bipolariteti dhe e kishte shumë vështirë ta kuronte atë.
Nga fotografitë e shkrepura, ata ndodhen në një makinë dhe po debatojnë, madje Kim u pa përlotur. Si fillim ata janë takuar në një restorant, pastaj biseda vazhdoi në makinë.
Burimet pranë dyshes kanë treguar se Kim është përpjekur disa herë të flasë me Kanye, por ai e ka injoruar atë. Kim ndjehet e rraskapitur dhe tepër e lënduar. Fotot e tregojnë më së miri këtë./R.P-dritare.net

















