
Kim Jong-un: Koreja e Veriut e ka pasur sukses të shkëlqyer në përballjen me virusin!
E Premte 3 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, thotë se mënyra si vendi e ka trajtuar koronavirusin ka sjellë një "sukses të shkëlqyer".
Në një takim politik, ai tha se vendi kishte mbajtur një situatë të qëndrueshme duke e parandaluar viirusin.
Kim Jong-un gjithashtu shtoi se vendit ende i duhej të qëndronte në gatishmëri maksimale.
Koreja e Veriut pohon se ka zero raste me koronavirus, megjithëse kjo është kundërshtuar nga analistë të shumtë të cilët thonë se nuk ka shanse të jetë e vërtetë.
Sidoqoftë, vendi veproi shpejt kundër virusit, duke mbyllur kufijtë dhe duke vendosur karantonë që në janar./E.B-dritare.net

















