Na ndiqni edhe në

Bota

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bëhen prindër për herë të dytë

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bëhen prindër për herë

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe Kardashian tani është nënë e dy fëmijëve.

Khloe dhe ish i dashuri i saj, basketbollisti kanadezo-amerikan Tristan Thompson, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë përmes një surrogate, tha një burim i afërt me Kardashian për CNN.

Por, ende nuk është dhënë asnjë emër për djalin. Ish-çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 4-vjeçare e cila quhet True.

Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të trazuar, e cila pati disa skandale dhe tradhëti nga ana e Thompon. Në muajin janar, Thompson konfirmoi se ishte bërë përsëri baba dhe kishte mirëpritur një djalë me modelen e fitnesit Maralee Nichols.

Nuk dihet si do ndahen rolet e prindërimit pasi dyshja janë ndarë dhe bashkuar disa herë dhe marrëdhënia mes tyre është gjithmonë plot surpriza./M.K/dritare.net