Mes lotësh dhe të frikësuar/ 7 mbretërorët që u infektuan me Covid-19, rrëfejnë eksperiencat personale!
Dritare.net
Covid-19 nuk i ka kursyer as mbretëroret. Dhjetëra mbretërorë në të gjithë botën janë infektuar me virus dhe kanë folur hapur për përvojat e tyre pasi janë shëruar, si dhe kanë lavdëruar punonjësit e vijës së frontit për kujdesin e tyre.
Në këtë artikull dritare.net ju sjell mbretëroret që janë infektuar me virus dhe çfarë thanë ata për te.
1- Princi Charles
Princi i Uellsit ishte mbretërori i parë britanik që doli pozitiv me virus, në mars dhe ai pati simptoma të lehta. Ai u izolua për shtatë ditë, ndërsa gruaja Camilla, e cila nuk e mori virusin, u fut në karantinë për 14 ditë në përputhje me këshillat mjekësore. Më pas Charles zbuloi se ai kishte humbur nuhatjen dhe shijen, në kohën e diagnostikimit.
2- Princi William
Në nëntor u zbulua se Duka i Kembrixhit kishte qenë me virus, në prill. Princi William u trajtua nga mjekët e pallatit mbretëror dhe ndoqi udhëzimet e qeverisë duke u izoluar në shtëpinë e familjes Anmer Hall në Norfolk. Thuhet se ai e mbajti të fshehtë faktin se u infektua me virus, sepse nuk donte të alarmonte kombin, informon dritare.net
3- Princesha Michael e Kentit
Gruaja e kushëririt të mbretëreshës, princit Michael i Kent, u infektua me koronavirus në nëntor. Zëdhënësi i saj, Simon Astaire tha më 24 nëntor: "Princesha është mirë. Ajo e u zbuloi virusin tre javë më parë, por po bëhet më mirë. E kaloi të keqen. Pati lodhje ekstreme dhe ethe të rregullta. Princesha 75-vjeçare, u izolua në shtëpinë e saj në Pallatin Kensington që ku u diagnostikua. Burri i saj princ Michael, 78 vjeç, u izolua për 14 ditë dhe doli negativ.
4- Familja mbretërore suedeze
Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, princeshë Sofia kanë dalë sot me virus. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia Mbretërore Suedeze. Mbretërorët janë karantinuar së bashku me fëmijët Aleksandër dhe Gabriel. Pallati tha se princi Carl Philip dhe princesha Sofia kishin simptoma të lehta. Po ashtu me Covid-19 kanë dalë edhe mbreti Carl XVI Gustaf, mbretëresha Silva, princesha Victoria dhe princi Daniel, të cilët të premten ishin në funeralin e vëllait të mbretëreshës, Walther Sommerlath.
5- Princi Albert II i Monakos
Kreu i shtetit të Monakos u diagnostikua me koronavirus në mars. Ai i tha revistës “People” në atë kohë: "Simptomat e mia janë të ngjashme me gripin, por ndihet si një rast mjaft i butë. Kam pak ethe, nuk është aq keq. Pak kollë. Kam rrufë që ditët e para. Jam ndjerë pak i lodhur, por kaq. Duhet të jem i kujdesshëm pasi disa vjet më parë kam luftuar me pneumoninë. "
Pas një periudhe izolimi në Pallatin e Monakos, princi Albert u shërua dhe u ribashkua me gruan e tij princesha Charlene dhe binjakët e tyre, princ Zhak dhe princesha Gabriella.
6- Jazmin Grace Grimaldi
Në korrik, vajza e Princit Albert II të Monakos, Jazmin Grace Grimaldi, shpërtheu në lot ndërsa zbuloi se ishte diagnostikuar me Covid-19. Në gusht, Jazmin u shtrua në spital pasi po vuante simptoma të rënda. Pastaj kur doli tha se kishte: “Dhimbje të madhe trupi, shoqëruar me dhimbje më të forta nga mushkëritë, edhe dhe migrenë."
7- Karl von Habsburg, Arqiduka i Austrisë
Kreu i Shtëpisë së Habsburg-Lorraine ishte i pari mbretëror që doli pozitiv me Covid-19. 59-vjeçarit i dolën qartë simptomat pas tri javësh në karantinë dhe i inkurajoi të gjithë të ndiqnin udhëzimet e qeverisë për të mbrojtur njëri-tjetrin./K.C./dritare.net