
Kërkesat e para të vrasësit/ Piloti grek do të punojë me kohë të pjesshme në burg
Dritare.net
Babis Anagnostopulos, i cili mbyti gruan, Karolinën, u shfaq i ftohtë, pa shprehi, i vetëdijshëm dhe kërkues në takimin e caktuar me drejtorin e burgut Korydallos. Ai deklaroi se ishte shumë i lumtur me kushtet që gjeti dhe kërkoi të shkonte drejt e në punë, në mënyrë që siç tha ai, të kalonte kohën. Po ashtu ai kërkoi të punojë më kohë të pjesshme në burg, që sipas tij do të jetë një trajtim i favorshëm dhe një mënyrë për të ulur dënimin.
Sipas procedurave piloti 32-vjeçar duhet të kontrollohet nga mjekët e burgut në fazën tjetër, pasi ai i është nënshtruar një testi për kovid dhe nuk ka nevojë të karantinohet, ndërsa i njëjti informacion thotë se nuk kishte as reagimin më të vogël nga të burgosurit e tjerë. Mbi të gjitha, kjo ishte arsyeja pse u zgjodh krahu i 6-të në burg, e ashtuquajtura qelia e VIP-ave, e cila tani do të jetë shtëpia e tij e re.
Ky ishte imazhi që ai u dha mbrëmë të burgosurve dhe punonjësve të burgut, kur mbylli derën e rëndë të Korydallos. “Duket sikur ai u kthye në shtëpinë e tij.", tha një burim nga burgu për protothema.gr, duke iu referuar vrasësit të rrëfyer të Glykon Nera./K.C/dritare.net

















