Na ndiqni edhe në

Bota

Këngëtari i famshëm postim racist ndaj Kinës: Hanë lakuriqë nate, krijues virusesh!

Këngëtari i famshëm postim racist ndaj Kinës: Hanë

Ylli i rrokut, Bryan Adams ka shkaktuar polemika falë një postimi në mediat sociale, ku fajëson vendet aziatike për shfaqjen e virusit, pasi hanë lakuriqë nate dhe shesin kafshë në treg të lagësht.

Këngëtari i bëri ato komente pas anulimit të koncertit që do të mbahej këtë javë.

“Sonte duhej të ishte fillimi i koncerteve në Royal Albert Hall, por falë disa ngrënësve të lakuriqëve, shitjen e kafshëve në treg të lagësht, krijuesve të viruseve, e gjithë bota tani është në pauzë, për të mos përmendur mijëra që kanë vuajtur ose kanë vdekur nga ky virus.”,- shkroi ai në rrjete sociale.

Këngëtari i famshëm postim racist ndaj Kinës: Hanë

Pastaj nisën dhe sulmet ndaj tij. Ai e fshiu postimin në Twitter. Por para se ta hiqte, deklarata e tij u cilësua raciste nga shumë përdorues të platformës së medias sociale, të cilët panë si këngëtari 60-vjeçar veçoi kinezët si përgjegjës për shqetësimet e tij personale.

Këngëtari i famshëm postim racist ndaj Kinës: Hanë

Por sot ai ka kërkuar falje për postimin e tij duke thënë:

"Falje për kdo dhe të gjithë ata që u ofenduan nga postimi im. Nuk ka justifikim, thjesht kam dashur të bëj një deklaratë në lidhje me mizorinë e tmerrshme të kafshëve në këto tregje të lagura që janë burimi i mundshëm i virusit dhe të promovoj veganizmin. Unë kam dashuri për të gjithë njerëzit dhe mendimet e mia janë me të gjithë që merren me këtë pandemi në të gjithë botën."/K.C/dritare.net