
Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, i cili njihet për hitet e tij, ka një kohë të gjatë që nuk është aktiv në tregun muzikor. Por vetëm tani fansat e tij kanë arritur të mësojnë arsyjen e kësaj shkëputje. Këngëtari dhe partnerja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Së shpejti këngëtari do të bëhët baba dhe ky lajm ka qenë i papritur pasi askush nuk e dinte për shtatzëninë e Cherry-t dhe izolimi e ka ndihmuar çiftin pë ta mbajtur të fshehtë.
Burime afër çiftit janë shprehur se ata janë shumë të lumtur dhe po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi, përpara se të mirëpresin fëmijën e tyre.
Ed Sheeran dhe Cherry kanë pesë vjet bashkë dhe ata lidhën kurorë në një cermoni tepër private vitin e kaluar.
Foshnja pritet që të vijë në jetë gjatë kësaj verë, ndërsa shkëputja e këngëtarit nga muzika do të vijojë, pasi ai ka vendosur të përqëndrohet te jeta private dhe udhëtimet./R.P/dritare.net

















