
Kate Middleton mezi pret ta takojë vajzën e princit Harry
Dritare.net
Kate Middleton shpreson ta takojë mbesën e saj së shpejti. Sot Kate u pyet për vajzën e porsalindur të princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet "Lili" Diana Mountbatten-Windsor dhe përgjigjja e saj ishte shumë e ngrohtë.
Kate u pyet për Lilin, ndërsa ajo dhe Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden vizituan Akademinë Connor Downs në Hayle, Angli.
"Unë i uroj asaj gjithë të mirat. Mezi po pres ta takoj. Ne nuk e kemi takuar akoma. Shpresoj se do të ndodhë së shpejti.”, tha Dukesha e Kembrixhit për Lilin kur u pyet nga korrespondenti i jashtëm i NBC News, Andrew Mitchell. Kate gjithashtu tha se nuk e kishte parë ende Lilin në FaceTime.
Meghan Markle e solli në jetë fëmijën e dytë më 4 qershor. Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme që kur Harrry dhe Mghan u largua nga mbretëria vitin e kaluar, familja mbretërore ka dërguar urime të ngrohta drejt çiftit për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të vogël, Lili./K.C/dritare.net

















