Karantina e Dukeshës Kate nuk ka asgjë ndryshe nga e njerëzve të thjeshtë!
E Enjte 7 Maj 2020, 15:03
Dritare.net
Karantina e Kate Middleton, Dukeshës së Kembrixhit, është e njëjtë si e njerëzve të thjeshtë që nuk janë pjesë e familjes mbretërore. Edhe në shtëpinë e saj ka rrëmuja, zënka mes fëmijëve, herë lumturi e herë mërzitje. Kate tregoi sot se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në shtëpinë e saj.
Ajo vijon komunikimin me familjarët përmes teknologjisë. Ajo foli sot nga shtëpia e saj, ku sigurisht ishte kujdesur mjaft për pamjen e saj. Me flokët me onde, ajo kishte kombinuar fustanin e saj ngjyrë të verdhë me një palë vëthë ngjyrë ari./L.F-dritare.net