Na ndiqni edhe në

Bota

Kanye West trondit me deklaratën: Ish-vjehrra ka kryer marrëdhënie seksuale me Drake!

Kanye West trondit me deklaratën: Ish-vjehrra  ka kryer
Kanye West pohoi se Drake është reperi më i mirë në botë dhe në të njëjtën frymë, lavdëroi artistin kanadez për faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kris Jenner .

West, 45 vjeç, u shfaq në podcastin Drink Champs për herë të tretë dhe nuk u përmbajt.

Kur u tha prezantuesve NORE dhe DJ EFN se Drake është reperi më i madh ndonjëherë, West dyfishoi një pretendim të mëparshëm që ai bëri për marrëdhënien intime të nënës së Kim Kardashian me reperin.

NORE e pyeti Westin se çfarë donte të thoshte kur bëri ato pretendime për Drake dhe Jenner. West fillimisht lavdëroi Drake për kryerjen e veprës dhe më pas u përgjigj duke thënë se Corey Gamble , i dashuri tetë vjet i Jenner-it, e di për cfarë e ka fjalë.

Drake ka qëndruar pranë familjes Kardashian-Jenner gjatë gjithë viteve dhe spekulimet për lidhjen e tij me Kris erdhën në vitin 2013. Jenner mori pjesë në festën e publikimit të albumit të Drake dhe ata bënë një foto së bashku që nxiti thashethemet për romancën e tyre.

Para festës së publikimit, Drake performoi në festën Sweet 16 të Kylie Jenner dhe thuhet se u takua me Kris. Kur u pyet për marrëdhënien e tij me Jenner, Drake e hodhi poshtë duke thënë se ai është një mik i të gjithë familjes./Marca/M.K/dritare.net