Na ndiqni edhe në

Bota

Kanadaja hedh 13.6 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, nuk ka kërkesë!

Kanadaja hedh 13.6 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, nuk ka

Kanadaja do të hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 sepse nuk mundi të gjente asnjë marrës për të, as brenda dhe as jashtë vendit.

Kanadaja nënshkroi një kontratë me AstraZeneca në 2020 për të marrë 20 milionë doza të vaksinës së saj dhe 2.3 milionë kanadezë morën të paktën një dozë të saj, kryesisht midis marsit dhe qershorit 2021.

Pas shqetësimeve në gjysmën e parë të vitit 2021 për disa raste te shpeshta që u përballën me mpiksjen e gjakut,e cila shpesh rezultoi edhe fatale, Kanadaja u përqendrua në përdorimin e vaksinave mRNA nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Në korrik 2021, Kanadaja premtoi të dhuronte pjesën tjetër të furnizimit të saj, rreth 17.7 milionë doza. Por të martën, Health Canada tha se pavarësisht përpjekjeve për të përmbushur këtë premtim, 13.6 milionë doza kanë skaduar dhe do të duhet të hidhen.

"Për shkak të kërkesës së kufizuar për vaksinën dhe sfidave të vendit marrës me shpërndarjen, ato nuk u pranuan," thanë institucionet shëndetësorë në vend.

Në total, Kanadaja dhuroi 8.9 milion doza të vaksinës AstraZeneca - 4.8 milion doza nga furnizimi i saj kryesor dhe 4.1 milion doza që bleu nga programi i ndarjes së vaksinave Covax. Rreth 85% e kanadezëve konsiderohen të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 61% të popullsisë së botës dhe vetëm 16% të njerëzve që jetojnë në vendet më të varfra të botës.

Rastet janë në rritje në Portugali, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Greqi, Holandë dhe Danimarkë për shkak të nënvarianteve të reja më infektive të Omicron BA.4 dhe BA.5. Nivelet e infeksionit Covid në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me më shumë se 30% në një javë çka rrit nevojën për doza të reja vaksine dhe shumë më tepër kujdes./M.K/dritare.net