Na ndiqni edhe në

Bota

Kanadaja aprovon përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson!

Kanadaja aprovon përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson!

Kanadaja ka njoftuar sot autorizimin e një tjetër vaksine kundër Covid-19, atë të “Johnson & Johnson”. Deri tani Kanadaja kishte autorizuar tri vaksina kundër Covid-19 “Pfizer/BioNTech”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”, ndërsa është bërë e ditur se ka porositur deri në 38 milionë doza të vaksinës “Johnson & Johnson. “Ne dolëm në përfundimet se ka prova të forta për të treguar se përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet e mundshme”, ka deklaruar Supriya Sharma, Këshilltare e Lartë për Shëndetësinë në Kanada./M.M-dritare.net