Na ndiqni edhe në

Bota

Kanadaja lehtëson kufizimet e udhëtimeve!

Kanadaja lehtëson kufizimet e udhëtimeve!

Udhëtarët që janë vaksinuar dhe kanë autorizim për të hyrë në Kanada nuk do të qëndrojnë më në karantinë pasi të mbërrijnë në vend duke nisur nga 6 korriku.

Masa nuk do të aplikohet për turistët e huaj “Ne do të fillojmë fazën e parë të përpjekjes tonë për të lehtësuar masat në kufi”, theksoi Dominic LeBlanc, ministri i Çështjeve Ndërqeveritare.

Masa aplikohet veçanërisht për qytetarët dhe për kanadezët, që prej 6 korrikut, nuk do t’i nënshtrohen më karantinimit për 14 ditë ose të kryejnë një test depistimi për COVID-19 në ditën e tetë të mbërritjes së tyre.

Përveç kësaj, udhëtarëve të përfshirë nuk do t’u kërkohet më të qëndrojnë për tri ditë në një hotel të autorizuar nga qeveria me shpenzimet e tyre, ndërsa presin rezultatet e testit të tyre kovidit.

Sidoqoftë, ata do të duhet t’i nënshtrohen testeve para udhëtimit të tyre dhe pas mbërritjes në vend.

Heqja e kërkesës për karantinë në hotel, në fuqi që prej 22 shkurtit për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë me avion në Kanada, është pjesë e një plani me faza nga qeveria për të rihapur kufijtë e vendit, që u mbyll në fund të shkurtit./M.M-dritare.net