
Kamala Harris frymëzon shijen e re të akullores Ben & Jerry!
E Premte 13 Shtator 2024, 21:09
Dritare.net

Prodhuesit e famshëm të akulloreve Ben&Jerry’s kanë krijuar një shije të re kushtuar kandidates për presidente amerikane Kamala Harris.
Quhet Kamala’s Coconut Jubilee dhe është akullore kokosi me karamel. Në përbërje akulllorja ka ngjyrën e kuqe, të bardhë dhe blu, në nder të flamurit amerikan. Emri erdhi pas një memen virale të kandidates demokrate që shprehej: A mendoni se rashë nga një pemë kokosi?
Kjo akullore mbështet fushatën e Harris, me qëllim që të inkurajojë njerëzit të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e ardhshme në nëntor./ M.K-dritare.net

















