Na ndiqni edhe në

Bota

Kamala Harris doli në kopertinën e Vogue, por kjo ishte ëndrra e Melania Trump

Kamala Harris doli në kopertinën e Vogue, por kjo ishte ëndrra e

Presidenti në largim i SHBA-së, Melania Trump dhe mbështetësit e tyre politikë ankoheshin vazhdimisht se revistat elitare të modës nuk vendosnin në kopertinat e tyre Zonjën e Parë më elegante në historinë amerikane. Sot Kamala Harris zbukuron kopertinën e revistës Vogue, një nder në modën dhe kulturën amerikane që Melania dhe Donald Trump gjithmonë mendonin se duhej t’i jepej Zonjës së Parë në largim. Ndryshe nga Melania, Kamala Harris e lindur në Oakland u zgjodh për kopertinën sepse ajo ka bërë histori me arritjet e saj, si gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që u zgjodh nënkryetare e SHBA-së.

Kamala Harris doli në kopertinën e Vogue, por kjo ishte ëndrra e

Fatkeqësisht, fotografia e kopertinës së Harris për numrin e radhës së revistës që del në shkurt, nuk u pëlqen të gjithëve. Ka disa që thonë se është mosrespekt ndaj saj, sepse senatorja amerikane dhe ish-prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë është veshur shumë e thjeshtë. Ekipi i Harris thotë se kjo nuk ishte fotoja që ata zgjodhën dhe besonin se në kopertinë do të ishte fotografia e Harris me një kostum blu të Michael Korrs. Por Vogue tha se fotoja e kostumit blu është në numrin dixhital, por që të dyja imazhet nderojnë "seriozitetin e këtij momenti në histori dhe rolin që ajo duhet të luajë duke e çuar vendin përpara.”/K.C/dritare.net

Kamala Harris doli në kopertinën e Vogue, por kjo ishte ëndrra e