
Ka vetëm një vend që ka vendosur kontroll të plotë mbi koronavirusin. Ja si!
Dritare.net
E gjithë bota po lufton me koronavirusin. Por ka vetëm një vend, që siç duket ka vendosur kontroll mbi këtë armik të padukshëm. Rusia, vendi i cili me një popullsi 146 milionë banorë, rezulton të ketë më pak raste të koronavirusit, se sa Luksemburgu.
Presidenti rus Vladimir Putin tha që këtë javë vendi i tij arriti të ndalojë përhapjen masive të koronavirusit dhe se situata ishte nën kontroll. Gjithçka sipas tij ishte arritur falë masave të hershme dhe agresive për të mbajtur këtë virus sa më larg.
Por a e ka Rusia nën kontroll koronavirusin?
Sipas informacionit të publikuar nga zyrtarët rusë, strategjia e Putinit duket se ka funksionuar. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është çuditërisht i ulët, pavarësisht se Rusia ndan një kufi të gjatë me Kinën e cila regjistroi rastin e parë në janar.
Numrat e infektimeve në botë janë në rritje, por Rusia, një vend me 146 milion njerëz, ka më pak raste të konfirmuara sesa Luksemburgu, me vetëm 253 njerëz të infektuar. Luksemburgu, ka një popullsi prej vetëm 628,000 banorë sipas Factbook World CIA, dhe deri të shtunën kishte raportuar 670 raste të koronavirusit, me tetë vdekje.
Reagimi i menjëhershëm i Rusisë, siç ishte mbyllja e kufirit të saj me Kinën që në 30 janar dhe vendosja e zonave në karantinë janë disa nga veprimet që çuan në shpërthimin e vonshëm të virusit dhe menaxhimin e situatës.
Dr. Melita Vujnovic, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Rusi, tha për CNN, se usia mori një sërë masash parandaluese, përveç testimit.
Testimi dhe identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që OBSH propozon dhe rekomandon. Këto u kryen që herët në Rusi. Dhe distancimi shoqëror është komponenti i dytë që dha shumë efekt, pasi ishte një masë që u ndërmor shumë shpejt!
Rusia ka kryer më shumë se 156 mijë teste që nga fillimi i shkurtit./L.F-dritare.net

















