
Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger vërtetoi fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, pasi rinumërimi manual i votave konfirmoi avantazhin e ish-nënkryetarit, ndaj Donald Trump me 0.2 pikë. Biden kryeson në 49.5%, Trump në 49.3%.
Në shuma absolute, Biden, në fund të rinumërimit me dorë, fitoi 2,475,141 vota ndërsa Trump 2,462,857 , pra 12,284 vota më shumë. Një rezultat i ngjashëm me atë që doli nga numërimi i parë përmes makinave zgjedhore, megjithëse me disa vota më pak për Biden./K.C/dritare.net

















