Na ndiqni edhe në

Bota

Joe Biden: Ditën e parë si president, do bashkoj SHBA me OBSH!

Joe Biden: Ditën e parë si president, do bashkoj SHBA me OBSH!

Kandidati për president i Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se nëse do të shpallet fitues në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, në ditën e parë të punës, SHBA do të bashkohej me Organizatën Botërore të Shëndetit.

"Amerikanët janë më të sigurt kur Amerika është e angazhuar në forcimin e shëndetit global. Në ditën time të parë si president, unë do të ribashkoj SHBA dhe OBSH-në" tha Biden.

Presidenti, Donald Trump ka nisur zyrtarisht procesin për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Presidenti i kishte bërë të qarta qëllimet e tij në fund të majit, duke akuzuar OBSH-në se ishte nën kontrollin e Kinës, pas pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC./L.F-dritare.net