Na ndiqni edhe në

Bota

Joe Biden- afrikano-amerikanëve: Nuk jeni më me ngjyrë po votuat Trump!

Joe Biden- afrikano-amerikanëve: Nuk jeni më me ngjyrë po votuat

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, tha se komuniteti afrikano-amerikan nuk është më me ngjyrë nëse konsiderojnë të votojnë Presidentin aktual, Donald Trump.

Vota e njerëzve me ngjyrë ka qenë thelbësore për kandidaturën e Biden.

Gjatë intervistës 18-minutëshe, Biden, 77 vjeç, theksoi lidhjet e tij të gjata me komunitetin me ngjyrë, duke përmendur fitoren e tij të madhe këtë vit në Karolinën e Jugut, një shtet ku elektorati demokratik është më shumë se 60% afrikano-amerikan.

"Unë fitova votat më të shumta nga njerëzit më ngjyrë që mund të kishte fituar dikush, përfshirë dhe Barack Obamën që ka qenë presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA”, tha Biden. /E.B-dritare.net