
Jill Biden dhe Carrie Johnson relaskohen në bregdet, teksa bashkëshortët e tyre diskutojnë për punë!
Dritare.net
Zonja e Parë Jill Biden u fotografua, duke bërë një shëtitje në plazh me gruan e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe djalin e tyre 1 vjeç.
Në foto duken Jill duke qeshur me Carrie Johnson, dhe djalin e vogël pranë oqeanit në Cornwall, ku burrat e tyre u ulën përpara takimit të G7.
Të dyja gratë u panë zbathur në rërë duke folur dhe duke qeshur me njëra-tjetrën. Zonja e parë kishte veshur një fustan të bardhë "Brandon Maxwell" dhe një xhaketë të zezë me fjalën "Dashuri" të shkruar në pjesën e pasme, ndërsa Johnson, e cila u martua me kryeministrin muajin e kaluar, kishte veshur një fustan të kuq të gjatë.
Carrie postoi një fotografi në “Instagram”, ku shihej duke mbajtur djalin, ndërsa ecte përgjatë bregut me Jill Biden.
“E mrekullueshme të kalosh pasditen me Zonjën e Parë, Jill Biden në Gjirin Carbis. Ne madje zhytëm këmbët në ujë. Ishte bukur, por ftohtë!”, shkroi bashkëshortja e Boris Johnson./dritare.net

















