Jessie J shpërthen në lot dhe tregon pse nuk mund të këndojë më!
Dritare.net
Gjendja e Jessie J me sëmundjen e Ménière është komplikuar në mënyrë eksponenciale. Tani ajo vuan edhe nga refluksi i acidit që i ngacmon fytin. Këngëtarja zbuloi dramën e re mjekësore ndërsa shpjegoi pse postoi një video duke kënduar në heshtje single-in e saj të ri, "I want love". Mes lotësh Jessie J tha se logopedi i kërkoi asaj të regjistronte veten duke kënduar në heshtje në mënyrë që ata të dëgjonin zërin e saj dhe të shikonte mos kishte bërë ndonjë përparim.
Por mjeku i tha se ajo ka aciditet të madh në stomak që i shkakton edhe djegie në fyt. Ajo u shpreh se refluksi i acidit me sa duket u shkaktua pjesërisht nga steroidet që ajo kishte marrë për të trajtuar sëmundjen Ménière, por shkaku kryesor nuk është ende i qartë.
"Kënga e parë që këndova ishte I want Love. Vetëm duke dëgjuar veten time duke e kënduar dhe që ndihem kaq vulnerabil, më bëri të shpërthej në lot. Kurrë deri më sot (që nga regjistrimi i këngës) nuk kam qenë në gjendje ta këndoj për shkak të dhimbjes që po kaloj. Ka qenë e vështirë të mos këndoj. Është drejtimi i jetës sime dhe lumturia ime. Të jem e qetë nuk është për mua. Ose që më bën të ndihem vetvetja.”, tha Jessie J mes lotësh./K.C/dritare.net