Na ndiqni edhe në

Bota

Jep dorëheqjen kryeministri francez

Jep dorëheqjen kryeministri francez

Kryeministri francez, Eoudouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron po përgatitej të riorganizonte qeverinë.

Presidenti pritet të emërojë një kryeministër të ri, i cili do të formojë një qeveri të re.

Emra të ndryshëm janë paraqitur si pasardhës të mundshëm të Philippe. Gazeta rajonale Ouest-Francë thotë mund të jetë kryetari i BE për negocimin e Brexit, Michel Barnier.

Sidoqoftë, burime në partinë e Macron thanë që Barnier nuk ka të ngjarë të kërkohet të formojë qeverinë e ardhshme.

Ekzistojnë gjithashtu spekulime se Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm, mund të kërkohet të udhëheqë qeverinë. Pasardhës të tjerë të mundshëm janë Florence Parly, ministri i mbrojtjes, ose Jean Castex, kryetari konservator i Prades në Francën e Jugut./E.B-dritare.net