Na ndiqni edhe në

Bota

Jennifer Aniston tregon çfarë ha kur është e stresuar

Jennifer Aniston tregon çfarë ha kur është e stresuar

Jennifer Aniston ka një pamje mbresëlënëse që duket se përmirësohet edhe më shumë me kalimin e viteve. Aktorja 52-vjeçare zbuloi në numrin e shtatorit të revistës “InStyle” se ka një vullnet të jashtëzakonshëm që e ka ndihmuar të vetëpërmbahet, sidomos kur vjen puna për ushqimin.

Aktorja e Morning Show, megjithëse e di se është e bezdisshme që ajo ka aq shumë vetëkontroll kur bëhet fjalë për ushqimet jo të shëndetshme, madje edhe nëse ka hapur një qese me patatina për të lehtësuar stresin, ajo ende tregon përmbajtje.

Jennifer Aniston tregon çfarë ha kur është e stresuar


E pyetur se çfarë ha kur është e stresuar, ajo tha: “Një çips. Kërc, kërc, kërc.”
Dhe kur gazetarja e pyeti nëse ha veç një çips, ajo e konfirmoi këtë: “Zakonisht po. Unë jam e mirë për këtë. Mund të ha një miniçokollatë M&M dhe një çips. E di, kjo është shumë e bezdisshme.”.
Dhe ylli i kinemasë pi në sasi të moderuar dhe kurrë nuk tundohet nga koktejet ekzotike.
Duke diskutuar për pijen, ajo i tha InStyle: “Një margarita e pastër, pa sheqer ose një martini. Unë pi vetë, dy-tre pijë dhe asnjëherë ekzotike.”, tha ajo.