Na ndiqni edhe në

Bota

Japoni: Numri i vetëvrasjeve në tetor, më i lartë se i viktimave të Covid-19 në 2020!

Japoni: Numri i vetëvrasjeve në tetor, më i lartë se i

Eriko Kobayashi është përpjekur të vrasë veten katër herë.

Herën e parë, ishte vetëm 22 vjeçe me një punë me kohë të plotë në një shtëpi botuese që nuk paguhej as për të mbuluar faturat e qirasë dhe ushqimeve në Tokio.

"Unë isha vërtet e varfër”, ka thënë Kobayashi, e cila ka kaluar tri ditë në koma në spital pas incidentit.

Tani ajo është 43 vjeçe, ka shkruar libra mbi luftën e saj të shëndetit mendor dhe ka një punë të qëndrueshme në një OJQ. Por koronavirusi po sjell përsëri stresin që ajo ndjente më parë.

"Paga ime u ndërpre dhe unë nuk mund ta shoh dritën në fund të tunelit. Unë vazhdimisht ndiej një ndjenjë krize që mund të rikthehem në varfëri”, ka thënë ajo.

Ekspertët kanë paralajmëruar se pandemia mund të çojë në një krizë të shëndetit mendor. Papunësia masive, izolimi shoqëror dhe ankthi po u japin dëm njerëzve në mbarë botën.

Në Japoni, statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa Covid-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.

Numri mujor i vetëvrasjeve të japoneze shkoi në 2,153 në tetor, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë.

Arsyet për rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Japoni janë të ndryshme, orët e gjata të punës, presioni në shkollë, izolimi social apo edhe çështjet e shëndetit mendor.

Para vitit 2019, numri i vetëvrasjeve në Japoni ka qenë në rënie , me rreth 20,000 vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i ulët që kur autoritetet nisën statistikat në 1978.

Pandemia i ka përmbysur shifrat dhe rritja e vetëvrasjeve duket se ka prekur më tepër gratë. Edhe pse ato përfaqësojnë një përqindje më të vogël të vetëvrasjeve totale sesa burrat, numri i grave që marrin që vetëvriten është në rritje.

Në tetor, vetëvrasjet e grave në Japoni u rritën me rreth 83% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Nga ana tjetër vetëvrasjet e meshkujve u rritën pothuajse 22% në të njëjtën periudhë kohore.

Ka disa arsye pse gratë kanë përqindje më të lartë të vetëvrasyjeve sesa burrat. Ato përbëjnë një përqindje më të madhe të punonjësve me kohë të pjesshme në hotele, industritë e ushqimit dhe shitjet me pakicë, ku pushimet nga puna kanë qenë të mëdha. Kobayashi ka thënë se shumë nga miqtë e saj janë pushuar nga puna.

"Japonia ka injoruar gratë. Kjo është një shoqëri ku njerëzit më të dobët preken të parët, kur ndodh diçka e keqe”, ka theksuar ajo.

Japoni: Numri i vetëvrasjeve në tetor, më i lartë se i

Japonia është një nga ekonomitë e pakta kryesore që zbulon të dhëna për vetëvrasjen në kohë, të dhënat më të fundit kombëtare për SHBA-në, janë nga viti 2018. Të dhënat japoneze mund t'u japin vendeve të tjera njohuri për ndikimin e masave pandemike në shëndetin mendor dhe cilat grupe janë më të prekura.

Në javët e fundit, Japonia ka raportuar raste rekord të larta ditore me Covid-19, dhe mjekët paralajmërojnë për një valë të tretë që mund të intensifikohet në muajt e dimrit.

Ekspertët shqetësohen se niveli i lartë i vetëvrasjeve do të përkeqësohet ndërsa pasojat ekonomike do të vazhdojnë pas një vale të tretë./M.M-dritare.net